Presidenti Iranian, Pezeshkian: Askush s’është imun ndaj sulmeve izraelite, vetëm nëse …

Presidenti Iranian, Pezeshkian: Askush s’është imun ndaj sulmeve izraelite, vetëm nëse …

22:30, 15/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti Masould Pezeshkian ka dënuar sulmin izraelit ndaj Katarit, si një akt të hapur terrorizmi dhe shkelje të të gjitha normave ndërkombëtare, duke paralajmëruar se asnjë vend në rajon nuk do të jetë imun, nëse nuk bashkohet për t'u përballur me regjimin pushtues.

Presidenti iranian po mbante një fjalim në një takim urgjent të vendeve arabe dhe islamike në Doha, në përgjigje të një sulmi ajror izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit në kryeqytetin e Katarit javën e kaluar.

Pezeshkian tha se sulmi izraelit që synonte udhëheqjen e Hamasit u krye me qëllim, sabotimin e përpjekjeve për t'i dhënë fund luftës gjenocidale në Gaza, e cila ka vrarë të paktën 64,900 palestinezë që nga tetori i vitit 2023.

“Ky sulm ndaj diplomacisë është më shumë sesa një krim; është një deklaratë e paturpshme dhe praktike se fuqia ushtarake tani mbizotëron mbi ligjin”, tha ai. 

Katari ka qenë ndërmjetës në negociatat midis Hamasit dhe Izraelit. Një ekip negociator i lartë i Hamasit po diskutonte propozimin e fundit të SHBA-së për një armëpushim, kur avionët luftarakë izraelitë goditën zyrat e tyre më 9 shtator.

Presidenti iranian tha se Izraeli do të vazhdojë me aktet e tij të agresionit sepse ka mbështetjen e Perëndimit. “Historia do ta kujtojë krimin e mbështetësve të këtij agresioni”, shtoi ai.

“Regjimi sionist ka vepruar kundër sovranitetit dhe integritetit tonë, dhe ne duhet t’i kundërvihemi kësaj”, tha Pezeshkian.

“Fatkeqësisht, terroristët që qeverisin Tel Avivin janë inkurajuar më shumë nga pandëshkueshmëria që ndien, pas një tradhtie të ngjashme të diplomacisë dhe nisjes së një lufte agresive kundër popullit të vendit tim”, tha ai.

Pezeshkian po i referohej një sulmi të papritur izraelit ndaj Iranit, që shkaktoi 12 ditë luftë në qershor. Forcat e Armatosura Iraniane u kundërpërgjigjën me një valë sulmesh me raketa balistike, duke e detyruar regjimin izraelit të pranonte një armëpushim të propozuar nga SHBA-të.

“Në vitin 2025, regjimi sionist ka bombarduar disa vende myslimane. Çdo sulm dhe akt agresioni i tij është paraqitur si 'vetëmbrojtje legjitime', çdo herë e shoqëruar me dykuptimësi perëndimore dhe dënime boshe”, tha ai./ IRNA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco