Uashingtoni dhe Londra pritet të njoftojnë marrëveshje ekonomike me vlerë mbi 10 miliardë dollarë gjatë vizitës zyrtare të presidentit amerikan Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar, sipas deklaratave të larta zyrtarëve amerikanë për Reuters.
Sipas të njëjtave burime, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar do të nënshkruajnë një marrëveshje tregtare e cila bazohet në tre shtylla kryesore:
-Një bashkëpunim i ri në fushën e shkencës dhe teknologjisë, me synimin për të forcuar sektorin teknologjik të të dy vendeve,
-Bashkëpunim në fushën e energjisë bërthamore për qëllime jo-ushtarake,
-Zgjerim i bashkëpunimit në fushën e teknologjisë së mbrojtjes.
Presidenti Trump do të mbërrijë nesër në Britani për një vizitë të dytë zyrtare me rëndësi historike, e cila nis të mërkurën.
Gjatë vizitës, familja mbretërore britanike do t’i ofrojë një pritje solemne, që përfshin një shëtitje me karrocë tradicionale dhe një darkë zyrtare luksoze.
Pjesa mbretërore e vizitës do të zhvillohet në Kështjellën e Windsor-it, në perëndim të Londrës, rezidenca më e vjetër dhe më e madhe në botë që është ende e banuar, dhe që ka shërbyer si shtëpia e monarkëve britanikë për më shumë se një mijëvjeçar.
Presidenti Trump do të pritet nga kryeministri britanik Keir Starmer në rezidencën e tij qeveritare në Chequers.
© SYRI.net