‘S’jam aspak i kënaqur me atë që po ndodh në Ukrainë’/ Trump: Do të flas me Putin në ditët në vijim!

‘S’jam aspak i kënaqur me atë që po ndodh në Ukrainë’/ Trump: Do të flas me Putin në ditët në vijim!

08:31, 08/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar se do të bisedojë me homologun rus, Vladimir Putin, dhe kjo sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë pritet të ndodhë në ditët në vijim.

Teksa ju referua ngjarjeve të fundit të raportuara në Ukrainë dhe sulmeve ruse atje, presidenti Trump u shpreh se nuk është aspak i kënaqur me atë që po ndodh në Ukrainë

"Nuk jam aspak i kënaqur me atë që po ndodh në Ukrainë. Do të flas me Putinin në ditët në vijim."

 Pavarësisht vështirësisë për arritjen e një armëpushimi Presidenti amerikan shtoi se, megjithatë ishte i bindur "se do të gjendet një marrëveshje: ne duhet ta bëjmë atë", raporton agjencia e lajmeve shtetërore italiane, ANSA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco