Lajmi i fundit

‘Korigjimi i padrejtësisë të lobuar nga Rama-Soros’/ Berisha: Mirënjohje administratës Trump dhe çdo demokrati shqiptar…

Aksident tragjik në Itali: Dy të rinj humbin jetën në aksident të rëndë, një tjetër në gjendje kritike

Aksident tragjik në Itali: Dy të rinj humbin jetën në aksident të rëndë, një tjetër në gjendje kritike

12:05, 13/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

E diela ka nisur me një ngjarje tragjike në Sardenjë, ku dy të rinj, 17 dhe 18 vjeç, kanë humbur jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor përgjatë Rrugës Shtetërore 125 në komunën e Arzachena-s.

Të rinjtë, me origjinë marokene, po udhëtonin me një automjet tip Ford Fiesta, kur automjeti i tyre u përplas kokë më kokë me një SUV. Përplasja ka ndodhur rreth orës 08:15 të mëngjesit dhe ishte aq e fortë sa automjetet u kthyen në një grumbull rrënojash.

Një 16-vjeçar, pasagjer i tretë në Ford Fiesta, u transportua me helikopter drejt Spitalit “Santissima Annunziata” në Sassari, në gjendje kritike për jetën.

Në SUV-in tjetër po udhëtonin dy gra, të cilat gjithashtu ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë shtruar në spital.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërkohë që policia rrugore ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Në vendngjarje ndodheshin zjarrfikësit dhe shërbimet e emergjencës, të cilët punuan për orë të tëra për të nxjerrë të plagosurit nga automjetet e shkatërruara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco