Konferenca ndërkombëtare për Lindjen e Mesme, që pritej të mbahej në qershor në selinë e OKB-së në Nju Jork, por u shty, është caktuar për datat 28 dhe 29 korrik, thanë sot burime diplomatike.
Kjo konferencë, me temë çështjen palestineze dhe zgjidhjen e dy shteteve, u shty për shkak të luftës midis Izraelit dhe Iranit.
Burimet diplomatike që folën për Agjencinë Franceze të Lajmeve nuk dhanë më shumë detaje në lidhje me programin apo nivelin e pjesëmarrësve.
Në fillim, pritej të merrnin pjesë shumë udhëheqës shtetesh dhe qeverish. Konferencën e bashkordon Franca dhe Arabia Saudite.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kërkoi dje që shteti i Palestinës të njihet njëkohësisht nga vendi i tij dhe Mbretëria e Bashkuar. Megjithatë, kryeministri britanik Keir Starmer tha se duhet t’i jepet ‘prioritet’ arritjes së armëpushimit në Rripin e Gazës. Syri.net-iefimerida
© SYRI.net