Taksistë e Afganistanit gjejnë zgjidhjen e kondicionerit me fuçi dhe kanale ajrimi

Taksistë e Afganistanit gjejnë zgjidhjen e kondicionerit me fuçi dhe kanale ajrimi

19:40, 11/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një qytet të Afganistanit, taksitë qarkullojnë me fuçi dhe kanale ajrimi të montuara në çatitë e tyre. Bëhet fjalë për sisteme ftohjeje të improvizuara, që drejtuesit i montojnë vetë për të përballuar temperaturat e larta.

Në Kandahar, temperaturat shpesh kalojnë 40 gradë Celsius, ndërsa kondicionerët e integruar në automjete shpesh pësojnë defekte, ose nuk përdoren shumë pasi rrezikojnë mbinxehjen e motorit.
Kjo funksionon më mirë se kondicioneri,” deklaroi Abdul Bari për Agjencinë Franceze të Lajmeve.
Kondicioneri freskon vetëm përpara. Kjo përhap ajrin në të gjithë makinën.”

Në një video shihet Abdul Bari duke vendosur kanalin e ajrit me shirit ngjitës në dritare, ndërsa një tjetër ngjit pajisjen mbi çati.
Sipas BBC, ai tregon se ka nevojë ta mbushë sistemin me ujë dy herë në ditë.

Ghul Mohammad, një tjetër shofer në të njëjtën zonë, përdor një sistem të ngjashëm prej disa vitesh.

“Kondicionerët nuk funksiononin dhe riparimet ishin të shtrenjta. Shkova te një teknik dhe më bëri një frigorifer,” tha ai. Kostoja arriti rreth 43 dollarë.

Pasagjerët e kanë përshëndetur këtë zgjidhje kreative, shkruan BBC. Afganistani ka regjistruar këtë vit pranverën më të nxehtë të viteve të fundit.
Njëkohësisht, është shënuar një thatësirë e gjerë që ka dëmtuar të mbjellat dhe komunitetet, sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të OKB-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco