Nikki Haley thotë se do të votojë për Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Nikki Haley thotë se do të votojë për Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA

09:34, 23/05/2024
A+ Aa A-

Ish-kandidatja presidenciale nga radhët e republikanëve, Nikki Haley tha të mërkurën se do të votojë për ish-presidentin Donald Trump në nëntor – pavarësisht pakënaqësive të saj me të.

Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje pasi mbajti një fjalim në Institutin Hudson në Uashington, DC, të mërkurën, Haley u pyet se kush mendon se do të bënte një punë më të mirë në Shtëpinë e Bardhë me çështjet e sigurisë kombëtare: Joe Biden apo Donald Trump.

Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ish-ambasadorja e Kombeve të Bashkuara tha se ajo i jep përparësi një presidenti që do t’i mbajë armiqtë përgjegjës, do të sigurojë kufirin dhe do të mbështesë “kapitalizmin dhe lirinë” – dhe se ndërsa “Trump nuk ka qenë i përsosur në këto politika”, se “Biden ka qenë një katastrofë”.

“Kështu që unë do të votoj për Trump”, citohet të ketë thënë Haley.

Ndryshe, Haley e pezulloi fushatën e saj në mars.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco