Shokë në korrupsion/ Sanchez ‘dëgjon’ Ramën, nuk jep dorëheqje si kryeministër i Spanjës

Shokë në korrupsion/ Sanchez ‘dëgjon’ Ramën, nuk jep dorëheqje si kryeministër i Spanjës

11:24, 29/04/2024
A+ Aa A-

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez nuk do të japë dorëheqjen.

Sipas BBC, reagimi i tij erdhi pas pesë ditësh spekulime për të ardhmen e tij politike.

Javën e shkuar, Sanchez deklaroi se do ndërpresë çdo aktivitet zyrtar pasi e shoqja e tij u vu nën hetim për akuzat për korrupsion.

Ai tha se akuzat ndaj tij ishin orkestruar nga mediat e majta.

Sanchez ka qenë në pushtet që prej vitit 2018.

Ndërkohë, kryeministri shqiptar, Edi Rama, i zhytur prej kohësh gjer në fyt në afera korruptive, e këshilloi Sanchez që të mos japë dorëheqjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco