'Ta izolojmë Iranin', BE miraton sanksionet shtesë kundër Teheranit

'Ta izolojmë Iranin', BE miraton sanksionet shtesë kundër Teheranit

12:32, 18/04/2024
A+ Aa A-

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian në takimin në Bruksel vendosën që të shtojnë sanksionet kundër Iranit pas sulmit me raketa që ndërmori kundër Izraelit. Qëllimi i sanksioneve sipas zyrtarëve të lartë evropian bëhet për të parandaluar një përshkallëzim më të madh në Lindjen e Mesme.

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha se BE dëshiron të "izolojë" Iranin dhe të angazhohet me vendet e tjera në rajon për të bërë përparime drejt një procesi paqeje . Izraeli ka sinjalizuar se do të hakmerret, por nuk ka thënë se si.

Udhëheqësit e BE-së dënuan sulmin iranian, riafirmuan angazhimin e tyre për sigurinë e Izraelit dhe u bënë thirrje të gjitha palëve të parandalojnë më shumë tensione, përfshirë Libanin.

Samiti në Bruksel është takimi i parë i 27 liderëve kombëtarë të BE-së që nga sulmi Iraniani 13 prillit, më shumë se gjashtë muaj pas luftës midis Izraelit dhe grupit militant palestinez të mbështetur nga Irani, Hamas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco