Burri i kërkon doktorit t'ia presë dy gishta të shëndetshëm nga dora se 'e traumatizonin'

Burri i kërkon doktorit t'ia presë dy gishta të shëndetshëm nga dora se 'e traumatizonin'

12:39, 17/04/2024
A+ Aa A-

Një burrë nga Quebec që vuante nga çrregullimi i identitetit të integritetit të trupit (BIID) i kërkoi një mjeku t’i hiqte gishtin e katërt dhe të pestë në dorën e majtë, sepse ai ndjeu se nuk i përkisnin trupit të tij.

Dr. Nadia Nadeau nga Departamenti i Psikiatrisë në Université Laval kohët e fundit publikoi një raport rasti për një pacient të paidentifikuar, i cili kishte përjetuar mendime traumatizuese se dy gishtat e fundit në dorën e majtë nuk i përkisnin trupit të tij që nga fëmijëria.

Gjatë gjithë jetës së tij, këto mendime i shkaktuan atij dhimbje, nervozizëm të vazhdueshëm, zhdërvjelltësi të dëmtuar dhe makthe të vërteta që dy gishtat po kalbeshin ose digjeshin. Edhe pse pacienti nuk e tregonte shqetësimin e tij për gishtat me familjen e tij nga sikleti, ai shpesh fantazonte që t'i hiqte vetë.

"Gjatë punës në një sharrë, ai mendoi të ndërtonte një gijotinë të vogël për të prerë gishtat," shkroi Dr. Nadeau. “Ai ishte i vetëdijshëm se vetëlëndimi nuk ishte një zgjidhje e sigurt dhe mund të kishte pasoja në marrëdhëniet, reputacionin dhe shëndetin e tij. Po ai nuk mund ta imagjinonte veten të jetonte për vitet në vazhdim me ata gishta.”

Për shkak se imazhi i trurit të burrit dukej normal, atij iu ofruan opsione trajtimi jo-invazive si terapia konjitive e sjelljes, ilaçet kundër depresionit, antipsikotikët dhe terapia e ekspozimit, por asnjëra prej tyre nuk doli e suksesshme.

Pas një vlerësimi psikiatrik, pacienti u vlerësua i aftë për të kërkuar një amputim vullnetar dhe u dërgua në departamentin e ortopedisë. Në fund u vendos që heqja e dy gishtave ishte mënyra më e mirë për të ndihmuar pacientin dhe një vlerësim gjashtë muaj pas heqjes së gishtave e konfirmoi atë.

“Pas operacionit, ankthet u ndalën menjëherë, së bashku me shqetësimin emocional”, shkroi psikiatri. “Ai kishte plane konstruktive për jetën, pakësoi zemërimin dhe përmirësoi mirëqenien me familjen dhe në punë. Nuk shprehu asnjë keqardhje. Ai tani po jeton një jetë të lirë nga preokupimet shqetësuese për gishtat e tij, me të gjitha simptomat e tij që lidhen me BID të zgjidhura. Prerja e gishtave i mundësoi atij të jetonte në përputhje me identitetin e tij të perceptuar.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco