VIDEO/ Brazil, një grua çon xhaxhanë e vdekur në bankë për të firmosur 3000 euro kredi!

VIDEO/ Brazil, një grua çon xhaxhanë e vdekur në bankë për të firmosur 3000 euro kredi!

12:20, 17/04/2024
A+ Aa A-

“Xhaxha, më dëgjon? Duhet të nënshkrua ti.  Nuk mund të firmos për ty”, dëgjohet duke i thënë gruaja 68-vjeçarit të vdekur

Punonjësit e një banke në Brazil të martën u përballën me një pamje të pabesueshme kur panë një grua dhe një burrë dukshëm të zbehtë në një karrige me rrota duke iu afruar sportelit për të nënshkruar për një kredi, ndërsa çuditërisht më vonë u zbulua që burri kishte vdekur! 

“Xhaxha më dëgjon? Ti duhet të nënshkruash. Nuk mund të firmos për ty”, dëgjohet të thotë gruaja, e cila më pas pretendonte se ishte mbesa dhe kujdestare e burrit.

“Nuk besoj se kjo që po bëni është e ligjshme. Nuk duket shumë mirë zotëria. Ai është shumë i zbehtë," i tha gruas një punonjës i bankës në një lagje në Rio de Zhaneiro perëndimore, ndërkohë që gruaja iu përgjigj: "Kështu është gjithmonë," dhe shtoi, duke iu drejtuar burrit - të vdekurit - në karrigen me rrota: "Nëse nuk e bën se nuk ndjehesh mirë, mund të të çoj në spital. Dëshiron të kthehesh në hotel?" 

Duke këmbëngulur për t'i kërkuar burrit që po vdiste të nënshkruajë, gruaja dëgjohet duke i bërtitur: "Firmos këtu dhe mos më mërzit!".

Sipas mediave vendore, aplikimi ishte për një hua prej 17,000 realësh brazilianë (ose 3,000 euro). 

Më në fund, ekipet e shpëtimit u thirrën në degën e bankës dhe zbuluan se 68-vjeçari Paulo Roberto Braga, siç quhej burri, kishte vdekur disa orë më parë.

Hapi tjetër ishte që gruaja që ishte me të, Erica de Souza Vieira Núñez, të arrestohej. 

Ajo që autoritetet po shqyrtojnë tani janë pamjet nga kamerat e sigurisë për të përcaktuar nëse ajo ka vepruar e vetme apo nëse ka pasur bashkëpunëtorë jashtë bankës. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco