Blerje votash dhe bashkëpunim me mafian, 11 të arrestuar në Siçili

12:00, 17/04/2024
A+ Aa A-

Operacioni i koduar "Pandora" ekzekutuar mëngjesin e sotëm në Sicili zbardh aferën korruptive për shkëmbim votash mes politikës e mafias siciliane.

Operacioni zbardhi një strategji elektorale mes dy kundërshtarëve politikë për afera korruptive e adresimin e votës në 2015 e më pas në 2021.

Në masë ndalimi janë vënë 11 persona, funksionarë të lartë lokalë, politikanë e sipërmarrës të akuzuar për shkëmbim votash elektorale,metoda mafioze,korrupsion i lartë.

Hetime e drejtura nga Antimafia e Katanias prej 2018 deri më 2021, zbardhën paktin mes klanit mafioz Santapaolo Ercolan e drejtuesve të Bashkisë Tremestieri Etneo për të favorizuar votën e tyre në zgjedhjet lokale të 2015.

Hetimet zbardhën dhe strategjinë politike për të neutralizuar opozitën lokale e faborizuar sfiduesin në votën e zgjedhjeve adminsitrative.

Operacioni ka cuar në pezullimin për një vit nga detyra si zëvendës Guvernatorit të Sicilisë Luca Sammartino, i Partisë Lidhja, arrestimin e kryeatrit të bashkisë së Tremestieri Etneo, arrestimin shtëpiak të kundërshtarit të tij politik në zgjdhjet e 2015, Mario Ronsisvalle.

Pakt politik e korruptiv mes tyre u dokumentua në zgjedhjet e 2021 ku u shfaqën si aleatë politikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco