Stuhia ‘fundos’ Dubain, viktima dhe përmbytje, reshjet pritet të vazhdojnë

Stuhia ‘fundos’ Dubain, viktima dhe përmbytje, reshjet pritet të vazhdojnë

10:13, 17/04/2024
A+ Aa A-

Stuhi të forta shiu kanë goditur Dubain dhe shtetet përreth. Ekspertët mendojnë se sasia e shiut të rënë në Dubai është sa sasia e rënë gjatë një viti e gjysmë në total. Një persona ka humbur jetën, theksojnë autoritetet e Dubait. Ndërsa në Oman raportohen për 19persona të vdekur.

Aeroporti Ndërkombëtari Dubait, një nga më të ngarkuarit në botë, theksoi se përmbytjet e kishin detyruar të kufizonin transportin ajror dhe detar. Sipas tyre, ekuipazhi i avionëve nuk mund të shkonte dot nëpër aeroporte. "Rimëkëmbja do të marrë pak kohë," thanë autoritetet e aeroportit të Dubait në platformën sociale X.

Video të ndryshme shfaqin pamje nga Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait të avionëve të cilët lëviznin me vështirësi si pasojë e përmbytjeve të pistave. Autoritetet dërguan kamionë cisternë në rrugë dhe autostrada për të larguar ujin, por disa shtëpi u përmbytën duke i detyruar banorët të largoheshin megomone.

Ashtu si pjesa tjetër e Emirateve të Bashkuara Arabe, Dubai ka një klimë të nxehtë dhe të thatë. Si e tillë, reshjet janë të rralla dhe në shumë zona ka infrastrukturë të kufizuar si kanale kullimi për të trajtuar ngjarjet ekstreme. Por duket se situata në këtë rast ka dalë jashtë parashikimeve.

Reshjet e rrëmbyeshme do të bëhen më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike të nxitura nga njerëzit, citon CNN. Ndërsa atmosfera vazhdon të ngrohet, ajo është në gjendje të thithë më shumë lagështi dhe më pas ta lëshojë atë në formën e reshjeve më ekstreme deri në përmbytje.

Shirat të cilët fundosën Dubain janë të lidhura me një sistem më të madh stuhish që përshkon Gadishullin Arabik dhe lëviz nëpër Gjirin e Omanit. I njëjti sistem po sjell gjithashtu mot jashtëzakonisht të lagësht në Omanin e afërt dhe Iranin juglindor. Reshjet e shiut pritet të zvogëlohen në rajon, por disa rrebeshe mund të vazhdojnë për disa ditë përpara se të rikthehet moti i thatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco