SHBA pritet të vendosë sanksione të reja ndaj Iranit

SHBA pritet të vendosë sanksione të reja ndaj Iranit

09:09, 17/04/2024
A+ Aa A-

Si këshilltari për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, ashtu edhe sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen folën dje për mundësinë e vendosjes së sanksioneve kundër Iranit.

“Në ditët në vijim, SHBA do të vendosë sanksione të reja kundër Iranit, duke përfshirë programin e tij raketor dhe dron, si dhe sanksione të reja kundër entiteteve që mbështesin Gardën Revolucionare Islamike (IRGC) dhe ministrinë e mbrojtjes të Iranit.

Administrata vazhdon të punojë përmes Departamentit të Mbrojtjes dhe Komandës Qendrore të SHBA për të forcuar dhe zgjeruar më tej integrimin e suksesshëm të mbrojtjes ajrore dhe raketore dhe sistemeve të paralajmërimit të hershëm në të gjithë Lindjen e Mesme për të gërryer më tej efektivitetin e aftësive raketore dhe UAV të Iranit”, tha Suvillan.

Të martën Yellen tha se SHBA do të përdorë sanksionet “për të penguar aktivitetin malinj dhe destabilizues të regjimit iranian”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco