Erdogan thotë se Netanyahu është fajtori i vetëm për provokimin e konfliktit rajonal

Erdogan thotë se Netanyahu është fajtori i vetëm për provokimin e konfliktit rajonal

21:24, 16/04/2024
A+ Aa A-

Turqia akuzon Netanyahun për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme.

Benjamin Netanyahu dhe udhëheqja izraelite janë të vetmit përgjegjës për përshkallëzimin e tensioneve të fundit në Lindjen e Mesme, ka thënë Turqia.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se Izraeli “po përpiqet të provokojë një konflikt rajonal dhe sulmi ndaj ambasadës së Iranit në Damask ishte pika e fundit”.

Irani tha se sulmi ndaj Izraelit në fundjavë ishte në hakmarrje për një sulm në konsullatën iraniane, raporton skynews.

Erdogan tha në një konferencë shtypi se konfliktet e reja rajonale ishin të mundshme ndërkohë që “mizoria dhe gjenocidi” po vazhdon në Gaza.

Ai u bëri thirrje të gjitha palëve që të veprojnë me arsye të shëndoshë.

Ndryshe, presidenti turk kritikoi gjithashtu Perëndimin për dënimin e sulmit të Iranit, por jo sulmin izraelit në konsullatën e Iranit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco