Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Bolton: Izraeli mund ta sulmonte programin bërthamor të Iranit'

Bolton: Izraeli mund ta sulmonte programin bërthamor të Iranit'

16:44, 16/04/2024
A+ Aa A-

Izraeli mund të niste "mëmën e të gjitha sulmeve kibernetike" dhe ta shfuqizonte programin e armëve bërthamore të Iranit, tha ish-këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, John Bolton.

Ai tha se një mënyrë se si Izraeli mund të pengojë Iranin do të ishte ta bënte atë "të vuajë një kosto që do të ishte aq joproporcionale sa që ata as të mos mendojnë të sulmojnë përsëri".

"Thirrja ndaj Izraelit që të mos përgjigjet është e dënueshme," i tha ai programit të BBC Radio4, duke shtuar se SHBA dhe Britania e Madhe do të bënin të njëjtën gjë nëse do të përballeshin me një kërcënim të ngjashëm.

“Ideja për të thënë “merre fitoren” thjesht sepse raketat dhe dronët humbën objektivin e tyre është si të thuash “hej je ende gjallë, cili është problemi”... Problemi është se Izraeli është nën sulm”, thaë Bolton.

Herën tjetër që Izraeli do të përballet me raketa balistike nga Irani, Zoti na ruajt në mund të kenë ndonjë kokë bërthamore mbi to."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco