NASA tregon se çfarë ishte objekti misterioz që 'çau çatinë e shtëpisë në Florida'

NASA tregon se çfarë ishte objekti misterioz që 'çau çatinë e shtëpisë në Florida'

13:23, 16/04/2024
A+ Aa A-

NASA konfirmoi të hënën se një objekt misterioz që u përplas në çatinë e një shtëpie në Florida muajin e kaluar ishte një pjesë e mbeturinave hapësinore nga pajisjet e hedhura në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Sipas mediave të huaja, objekti cilindrik që “çau shtëpinë” më 8 mars u dërgua më pas në Qendrën Hapësinore Kennedy në Kepin Canaveral për analizë.

Image

Agjencia hapësinore tha se ishte një pjesë metalike e përdorur për montimin e baterive të vjetra në një paletë mallrash për asgjësim.

Ajo u “nxor” nga stacioni hapësinor në vitin 2021 dhe ngarkesa pritej të digjej plotësisht me hyrjen në atmosferën e Tokës, por një pjesë mbijetoi.

Image

 

Pjesa e metalit peshonte 0.7 kilogram dhe ishte 10 centimetra e gjatë dhe afërsisht 4 centimetra e gjerë.

 

Pronari i shtëpisë Alejandro Otero i tha stacionit televiziv WINK në atë kohë se ishte me pushime kur djali i tij i tregoi se çfarë kishte ndodhur.

Image

Otero u kthye në shtëpi herët për të kontrolluar shtëpinë, duke parë se objekti i kishte “këputur” tavanin dhe i kishte “grisur” dyshemenë.

Image

“Po dridhesha… Cilat janë shanset që diçka të bjerë në shtëpinë time me një forcë kaq të madhe për të shkaktuar kaq shumë dëme”, tha Otero. “Jam shumë mirënjohës që askush nuk u lëndua”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco