Sulmi me thikë në kishën e Sidneit, akt terrorist

Sulmi me thikë në kishën e Sidneit, akt terrorist

12:23, 16/04/2024
A+ Aa A-

Autoritetet australiane e kanë shpallur sulmin me thikë në një kishë të Sidneit një akt terrorist me motive fetare. Një djalë 16-vjeçar u arrestua pasi sulmoi një peshkop, një prift dhe frekuentues të kishës gjatë meshës në kishën asiriane “Christ The Good Shepherd”. Peshkopi u godit teksa drejtonte një meshë që transmetohej drejtpërdrejt në rrjetet sociale.

Incidenti në periferinë perëndimore të Sidneit, Wakeley, shkaktoi përleshje jashtë kishës midis policisë dhe një turme të zemëruar ndjekës të peshkopit, të cilët kërkuan që sulmuesi t’u dorëzohej atyre. Hetimet janë ende duke u zhvilluar, por policia thotë se bëhet fjalë për një rast të ekstremizmit fetar.

Peshkopi Mar Mari Emmanuel është një figurë popullore për qëndrime publike radikale, kundër homoseksualëve dhe kundër pandemisë së COVID-19-ës dhe predikimet e tij marrin miliona shikime në mediat sociale. Kryeministri Anthony Albanese mbajti një mbledhje urgjente me agjencitë të sigurisë kombëtare, duke e cilësuar sulmin shqetësues.

“Ne jemi një komb paqedashës. Nuk ka vend për ekstremizëm të dhunshëm. Në përpjekje për të shuar dhunën e mëtejshme”, u shpreh Albanese. Ngjarja ndodh teksa vendi është ende në zi për sulmin me thika në një qendër tregtare të Sidneit, ku humbën jetën 6 persona, shumica gra dhe u plagosën 12 të tjerë, ndër ta edhe një foshnje 9-muajshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco