Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Pas fundjavës me temperatura të larta, moti i ftohtë mund të përfshijë Spanjën dhe Francën

Pas fundjavës me temperatura të larta, moti i ftohtë mund të përfshijë Spanjën dhe Francën

12:15, 16/04/2024
A+ Aa A-

Stuhi të forta parashikohen në disa pjesë të Gjirit Persik, të cilat thuhet të sjellin reshje të shumta në rajon dhe rrezik të konsiderueshëm për përmbytje.

Bëhet e ditur se presioni i ulët mbi Gadishullin Arabik do të thellohet, ndërsa ajri i lagësht do të lëviz në rajon duke rritur ndjeshëm reshjet e shiut.

Reshjet do të shoqërohen me stuhi të forta në lindje të Riadit, të cilat do të shtyhen edhe më tej në jug të Emirateve të Bashkuara Arabe ku priten reshje të dendura deri në 40 mm shi, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu, kushtet e tilla thuhet të rrisin rrezikun e stuhive me pluhur që e pengojnë dukshmërinë.

Ndryshe, pjesa më e madhe e Evropës është përballur me mot të butë së fundmi, me një mori rekordersh të thyera nga temperaturat e larta në Spanjë dhe Francë gjatë fundjavës.

Megjithatë, kjo do të ndryshojë së shpejti, me kushte shumë më të ftohta që parashikohen këtë javë edhe në pjesën më të madhe të Evropës.

Është konfirmuar se marsi i vitit 2024 ishte muaji më i ngrohtë i regjistruar në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco