Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Përleshje e madhe në parlamentin e Gjeorgjisë për ligjin e debatueshëm si pro-rus Mamuka Mdinaradze, kreu i fraksionit parlamentar të partisë qeverisëse Ëndrra Gjeorgjiane, goditet me grusht në fytyrë nga deputeti i opozitës Aleko Elisashvili, në Tbilisi, Gjeorgji, 15 prill 2024,

Përleshje e madhe në parlamentin e Gjeorgjisë për ligjin e debatueshëm si pro-rus

23:00, 15/04/2024
A+ Aa A-

Një përleshje e madhe ka shpërthyer në parlamentin e Gjeorgjisë lidhur me një ligj të diskutueshëm për ndikimin e huaj, që disa thonë se ndjek hapat autoritarë të Kremlinit.

Një përleshje masive ndodhi brenda Parlamentit të Gjeorgjisë të hënën, gjatë diskutimeve të nxehta mbi një ligj që kritikët e konsiderojnë si rus.

Legjislacioni që ka ngjallur debatoh do të detyrojë mediat dhe organizatat jo-fitimprurëse të regjistrohen si nën ndikimin e huaj nëse marrin më shumë se 20% të financimit të tyre nga jashtë.

Qindra protestues u mblodhën jashtë parlamentit kur po diskutohej ligji në komisionin juridik.

Mamuka Mdinaradze, kreu i fraksionit të Partisë Ëndrra Gjeorgjiane, u godit me grusht në fytyrë ndërsa mbante një fjalim nga deputeti Alexander Elisahsivili.

Grushtuesi Elisahsivili e akuzoi Mdinaradze si pro-rus.

Kundërshtarët e ligjit e denoncojnë atë si "ligji rus" sepse është i ngjashëm me legjislacionin që Rusia përdor për të stigmatizuar mediat e pavarura të lajmeve dhe organizatat që kundërshtojnë Kremlinin.

Kritikët e ligjit thonë gjithashtu se miratimi i ligjit do të pengonte synimin e Gjeorgjisë për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian, i cili i dha vendit statusin e kandidatit vitin e kaluar, që e dëshironte prej kohësh.

Ligji i propozuar është i ngjashëm me atë që partisë qeverisëse Ëndrra Gjeorgjiane iu bë presion për të tërhequr një vit më parë pas protestave të mëdha në rrugë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco