Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Lufta në Ukrainë: SHBA u afron siguri aleatëve në Detin e Zi, Rusia godet Donbasin dhe Khersonin

Lufta në Ukrainë: SHBA u afron siguri aleatëve në Detin e Zi, Rusia godet Donbasin dhe Khersonin

19:51, 15/04/2024
A+ Aa A-

Blinken u ka thënë shteteve aleate që kufizohen me Detin e Zi se mund të mbështeten tek Uashingtoni, ndërkohë që lufta e Rusisë në Ukrainë po vazhdon.

Të hënën, diplomati i lartë amerikan Anthony Blinken  i siguroi aleatët që janë në kufi me Detin e Zi se ata mund të mbështeten tek përkrahja nga SHBApër ta bërë rajonin më të sigurt, të begatë dhe të integruar.

Shtetet aleate, Bullgaria, Gjeorgjia, Rumania, Turqia dhe Ukraina kufizohen me Detin e Zi. Rusia po ashtu.

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve të Konferencës së Dytë të Sigurisë në Detin e Zi në Bullgari, Blinken nënvizoi rëndësinë e investimit në sigurinë rajonale për të garantuar paqen dhe lirinë në të gjithë Evropën.

Rusia aneksoi ilegalisht Gadishullin e Krimesë - në bregun verior të Detit të Zi - në vitin 2014. Ai  ka shërbyer si një qendër kryesore që mbështet pushtimin rus të Ukrainës, të cilin Presidenti Vladimir Putin urdhëroi në shkurt 2022.

“Putin besonte se fqinjët e Ukrainës në rajon do të përçaheshin, por ai e kishte gabim”, tha Blinken.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën, në mënyrë që ajo të mbrohet sot dhe të qëndrojë në këmbët e saj”, shtoi ai.

Homologu ukrainas i Bilnken, Dmytro Kuleba, tha se Kievi kishte nevojë për mbështetje thelbësore ushtarake, duke përfshirë artilerinë, municionin dhe sistemet e mbrojtjes ajrore për të forcuar kapacitetin e tij përballë sulmeve të Kremlinit.

Sulmet ruse nëpër Sloviansk, Dnipro dhe Kherson

Granatimet ruse vazhduan në të gjithë Ukrainën qendrore dhe lindore të hënën, me sulme në Sloviansk, Dnipro dhe Kherson.

Blloqet e apartamenteve në Sloviansk u dëmtuan, me më shumë se 85 prej tyre të shkëputur nga furnizimi me gaz nga një tubacion i goditur nga artileria.

Ushtria ruse hodhi granata mbi 12 vendbanime në bregun e djathtë të rajonit Kherson në Ukrainën juglindore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco