Turqia mesazh Iranit: Jo përshkallëzim të ri në Lindjen e Mesme

Turqia mesazh Iranit: Jo përshkallëzim të ri në Lindjen e Mesme

17:54, 14/04/2024
A+ Aa A-

Pas sulmit të Teheranit ndaj Izraelit, ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, tha se Ankaraja nuk dëshiron përshkallëzim të mëtejshëm në Lindjen e Mesme.

Këtë mesazh ia ka përçuar ministri i Jashtëm turk, homologut të tij iranian Abdollahian, gjatë një bisede telefonike. 

Lajmin e bën të ditur Anadolu, duke cituar burime diplomatike.

Abdollahian, nga ana e tij, konfirmoi se, për Iranin, operacioni hakmarrës ka përfunduar dhe një i ri nuk do të ndërmerret përveç në rast të një sulmi kundër Republikës Islamike.

Në atë rast, paralajmëroi ai, përgjigja e Teheranit do të jetë “më e fortë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco