Liderët e G7 dënojnë ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Liderët e G7 dënojnë ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit

09:41, 14/04/2024
A+ Aa A-

Ndërsa pritet që presidenti Biden të mbajë një takim të liderëve të G7 gjatë ditës së sotme, ka ardhur edhe reagimi i anëtarëve e G7 për sulmin iranian ndaj Izraelit. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak ka dënuar sulmin dhe e ka cilësuar atë të pamatur. Ai tha se sulmet "rrezikojnë të ndezin tensionet dhe të destabilizojnë rajonin", duke shtuar se Irani "ka demonstruar se synon të mbjellë kaos në oborrin e tij".

“Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbrojë sigurinë e Izraelit dhe atë të të gjithë partnerëve tanë rajonalë, përfshirë Jordaninë dhe Irakun. Krahas aleatëve tanë, ne po punojmë urgjentisht për të stabilizuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm. Askush nuk dëshiron të shohë më shumë gjakderdhje”, deklaroi Sunak.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka thënë se vendi i tij "dënon pa mëdyshje sulmet ajrore të Iranit", duke shtuar se vendi i tij qëndron me Izraelin.

“Pas mbështetjes së sulmit brutal të Hamasit të 7 tetorit, veprimet e fundit të regjimit iranian do të destabilizojnë më tej rajonin dhe do ta bëjnë paqen e qëndrueshme më të vështirë”.

Ministri i Jashtëm francez Stephane Sejourne ka thënë se Franca "dënon në termat më të ashpër sulmin e nisur nga Irani kundër Izraelit".

Duke vendosur për një veprim të tillë të paprecedentë, Irani po ndërmerr një hap të ri në veprimet e tij destabilizuese dhe po merr rrezikun e një përshkallëzimi ushtarak”.

Ambasadori gjerman në Izrael Steffen Seibert tha: “Solidariteti i Gjermanisë është me të gjithë izraelitët sonte, të cilët Irani po terrorizon me këtë sulm të paprecedentë dhe të pamëshirshëm: hebrenjtë, si dhe arabët dhe të krishterët, beduinët në Negev si dhe druzët në Golan. Qofshin të gjithë të sigurt."

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i quajti sulmet të pajustifikueshme. “Të gjithë aktorët tani duhet të përmbahen nga përshkallëzimi i mëtejshëm dhe të punojnë për të rivendosur stabilitetin në rajon”, tha Von der Leyen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco