Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Bota nuk mund ta përballojë një tjetër luftë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Bota nuk mund ta përballojë një tjetër luftë

08:47, 14/04/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka dënuar ashpër sulmin e Iranit të nisur ndaj Izraelit.

Ai bëri thirrje që të dy shtetet të ndërprejnë armiqësinë menjëherë.

“Jam thellësisht i alarmuar për rrezikun real të një përshkallëzimi shkatërrues në mbarë rajonin. Unë u bëj thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale për të shmangur çdo veprim që mund të çojë në konfrontime të mëdha ushtarake në fronte të shumta në Lindjen e Mesme”, tha ai për United Nations, përcjell klankosova.tv.

Ndryshe, Guterres potencoi se gjithmonë ka theksuar se as rajoni dhe as bota nuk mund të përballojnë një luftë tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco