Rusia dëbon gazetarin spanjoll

Rusia dëbon gazetarin spanjoll

14:18, 21/03/2024
A+ Aa A-

E përditshmja spanjolle El Mundo raporton se një nga gazetarët e saj është dëbuar nga Rusia, duke e quajtur atë një sulm ndaj lirisë së shtypit.

Të mërkurën, Xavier Colas, i cili kishte punuar në Moskë për 12 vjet, iu dha 24 orë për t’u larguar nga Rusia sepse nuk kishte marrë një vizë pune, të cilën Moska refuzoi ta rinovonte, thuhet në raport.

El Mundo shkroi se një zyrtar e njoftoi Colas për këtë vendim dhe e kërcënoi nse nuk do te largohej para se t’i skandonte viza e punës.

Në muajt e fundit, oficerët e policisë vizituan gazetarin spanjoll në shtëpinë e tij dhe i kërkuan atij “të ndalonte së mbuluari demonstratat nga gratë e ushtarëve rusë”, për të cilat ata thanë se janë “një nga shenjat e pakta të dukshme të pakënaqësisë me luftën” në Ukrainë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco