Britania, në nivelin më të lartë të alarmit që nga viti 2001

Britania, në nivelin më të lartë të alarmit që nga viti 2001

13:09, 04/03/2024
A+ Aa A-

Autoritetet britanike janë në alarm me zyrtarët e mbrojtjes që kanë vënë në dukje se masat e sigurisë janë në nivelin e tyre më të lartë që nga 11 shtatori 2001, dita kur bota ndryshoi me sulmin në SHBA.

Siç raporton Independent, ekziston një rrezik real i veprimit të koordinuar terrorist nga grupet ekstremiste.

Paralajmërimi nga këshilltari i sigurisë, i cili foli në kushte anonimiteti, vjen në vazhdën e fjalimit të kryeministrit Rishi Sunak, i cili paralajmëroi se ka forca që janë gati të shkatërrojnë vendin me ideologjitë e tyre.

Në fjalimin e tij më 1 mars, Sunak theksoi se ekstremistët islamikë dhe e djathta ekstreme po përpiqeshin në mënyrë të dëshpëruar të ndajnë britanikët mes tyre.

Ai i kërkoi gjithashtu Britanisë që “të mbrojë vlerat e saj të përbashkëta”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco