Opozitarit rus nuk i lejohet pjesëmarrja në 'Presidencialet', ja arsyeja

Opozitarit rus nuk i lejohet pjesëmarrja në 'Presidencialet', ja arsyeja

12:54, 04/03/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Lartë e Rusisë e ka lënë në fuqi vendimin që i ndalon politikanit opozitar, Boris Nadezhdin, kandidimin në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen gjatë këtij muaji.

The Guardian raporton se Nadezhdinit iu ndalua kandidimi pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjeti parregullsi, duke përfshirë emra të të vdekurve në listën e nënshkrimeve të mbështetësve.

Nadezhdini, kandidat i qendrës së djathtë, e ka quajtur veten “kundërshtar parimor” i luftës ndaj se keqes në Rusi.

Fushata e tij ka tërhequr vëmendjen e njerëzve për shkak të kundërshtimit të drejtpërdrejtë ndaj agresionit rus mbi Ukrainën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco