Kush është ‘Barbekjyja’, kryebanditi që kërkon rrëzimin e kryeministrit

Kush është ‘Barbekjyja’, kryebanditi që kërkon rrëzimin e kryeministrit

12:40, 04/03/2024
A+ Aa A-

Qeveria në Haiti shpali gjendjen e jashtëzakonshme për 72 orë për shkak se bandat e armatosura sulmuan të paktën dy burgje në vend.

Sipas BBC, të paktën 12 persona janë vrarë dhe mbi 3700 të burgosur janë arratisur.

Bandat e armatosura thuhet se kontrollojnë 80 përqind të kryeqytetit Port-au-Prince.

Liderët e këtyre bandave kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Ariel Henry.

Në emër të bandave foli lideri i një grupi, i njohur me nofkën ‘Barbekjyja’. Jimmy Cherizier tha se të gjithë bandat janë të bashkuara.

“Të gjithë ne, grupet e armatosura në qytetet provinciale dhe grupet e armatosura në kryeqytet, jemi të bashkuar”, tha ish-oficeri i policisë, i cili mendohet se qëndron pas disa masakrave në Port-au-Prince.

Trazirat e dhunshme filluan të enjten, kur kryeministri udhëtoi për në Nairobi për të diskutuar dërgimin e një force sigurie shumëkombëshe të udhëhequr nga Kenia në Haiti.

Mes personave të liruar nga burgu mendohet se janë edhe autorët e vrasjes së presidentit të Haitit, Jovenel Moise në vitin 2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco