‘Bild’ sjell detaje për sulmin në Gjermani: Ushtari vrau ish-partneren, partnerin e ri të saj, nënën e tij dhe një fëmijë

‘Bild’ sjell detaje për sulmin në Gjermani: Ushtari vrau ish-partneren, partnerin e ri të saj, nënën e tij dhe një fëmijë

13:51, 01/03/2024
A+ Aa A-

Gazeta e njohur gjermane, “Bild”, ka publikuar detaje për vrasjen e katër personave nga një ushtar në Gjermani.

Sipas kësaj gazete, sulmuesi e ka vrarë ish-partneren e vet, partnerin e saj të ri, nënën e tij dhe një fëmijë.

Ushtari u vetëdorëzua në polici pas krimit dhe u arrestua.

Hetuesit zhvilluan kërkime në veturën e tij dhe gjetën një koktej molotovi, disa karikatorë armësh dhe municion.

Forcat e sigurisë e rrethuan shtëpinë ku kishin ndodhur së pari të shtënat, rreth orës 3 e 30 minuta më mëngjes. Më pas, policët u futën në ndërtesë. Në vendin e ngjarjes shkoi e dhe një ekip policor për mjete shpërthyese.

Sipas të dhënave të gazetës gjermane, autoritetet gjetën edhe gjësende të tjera të dyshimta në një ndërtesë ngjitur me shtëpinë ku ndodhi krimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco