Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Beleri eurodeputet i burgosur

'Çështja e Shamima Begum, fitore e madhe për qeverinë britanike'

'Çështja e Shamima Begum, fitore e madhe për qeverinë britanike'

12:11, 23/02/2024
A+ Aa A-

Kjo është një fitore e madhe për qeverinë, gjykon gazetari Dominic Casciani i BBC,

Ka dy pyetje kritike në rastin e Shamima Begum: a ishte ajo viktimë e trafikimit dhe shfrytëzimit seksual dhe, së dyti, a është nëna e re me syze dielli, së cilës i vdiqën të tre fëmijët, kërcënim për kombin?

Vendimi i Gjykatës së Apelit thotë se Ministria e Brendshme kishte të drejtë ta merrte vendimin se ajo ishte e rrezikshme - edhe nëse kishte prova të trafikimit.

Nëse kjo provë ekzistonte, ka pasur të bëjë me ngjarje katër vjet përpara se ajo, si e rritur, të gjykohej j për qëllime terroriste.

Rezultati është se James Cleverly, Ministri aktual britani  i Brendshëm, ka shmangur një krizë potencialisht masive ligjore në gjykatë duke gjetur se ai duhet të balancojë pikëpyetjet për sigurinë kombëtare me ato nëse dikush është viktimë.

Ky mund të mos jetë fundi i kësaj.

Duket shumë e mundshme që pala e Shamima Begum t'i kërkojë Gjykatës së Lartë të përfshihet. Dhe kjo mund të zgjasë edhe një vit - dhe të bëhet një problem krejtësisht i ri për qeverinë e ardhshme.​

Shamima Begum, nxënësja nga Londra që iu bashkua ISIS, humb apelin kundër heqjes së shtetësisë britanike

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco