Shamima Begum, nxënësja nga Londra që iu bashkua ISIS, humb apelin kundër heqjes së shtetësisë britanike

Shamima Begum, nxënësja nga Londra që iu bashkua ISIS, humb apelin kundër heqjes së shtetësisë britanike

11:55, 23/02/2024
A+ Aa A-

Britani e Madhe -  Gjykata e Apelit vendos që Shamima Begum-it i është hequr ligjërisht shtetësia britanike. Vendimi do të thotë se ajo mbetet në Siri pa asnjë shans për t'u kthyer në Mbretërinë e Bashkuar.

​Shamima Begum, e cila u arratis nga Britania kur ishte nxënëse për t'u bashkuar me Shtetin Islamik, ka humbur një apel kundër vendimit që i hiqte shtetësinë britanike.

Begum shkoi në Siri në vitin 2015 në moshën 15-vjeçare. Shtetësia e saj iu hoq për arsye sigurie kombëtare menjëherë pasi u gjet në një kamp refugjatësh sirianë në shkurt 2019.

Vitin e kaluar, tashmë 24-vjeçare, ajo humbi një gjyq kundër vendimit në Komisionin e Posaçëm të Apelit të Emigracionit.

Avokatët e Begum bënë një kërkesë për ta rrëzuar këtë vendim në Gjykatën e Apelit, me Home Office që i kundërshtonte.

Të tre gjyqtarët e apelit vendosën kundër saj të premten.

Avokati: Ne nuk do të ndalojmë së luftuari derisa Begum të kthehet në atdhe

Disa reagime të reja për t'ju sjellë nga avokati i Shamima Begum, Daniel Furner. Në momentet e fundit, Furner i ka premtuar Begum dhe qeverisë se "nuk do të ndalojnë së luftuari derisa ajo të marrë drejtësinë dhe derisa të kthehet e sigurt në atdhe".

'Çështja e Shamima Begum, fitore e madhe për qeverinë britanike'

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco