Angli, avancon plani për të ndërtuar tunel rrugor në Stonehenge

Angli, avancon plani për të ndërtuar tunel rrugor në Stonehenge

12:31, 20/02/2024
A+ Aa A-

Aktivistët kanë humbur një betejë në Gjykatën e Lartë kundër planeve të ripërtërira për të ndërtuar një tunel rrugor nën një nga monumentet më të vjetra të Mbretërisë së Bashkuar.

Organizata jofitimprurëse “Save Stonehenge ËHS” e humbi ankimimin në Gjykatën e Lartë për të ndaluar ndërtimin e një tuneli rrugor pranë strukturës prehistorike.

Gjykatësi deklaroi se politikat përkatëse ishin marrë në konsideratë nga qeveria britanike dhe se provat e paraqitura nga aktivistët "nuk jepnin bazë" për t'i kundërshtuar ato.

Megjithatë, një pjesë e ankimit, që ka të bëjë me qëndrimin e Ministrisë së Transporteve për ndikimin në mjedis, do të jetë objekt i një vendimi të mëvonshëm.

National Highways tha se tuneli do të reduktoj pamjen dhe zhurmën e trafikut që kalon nëpër atë vend dhe do të shkurtojë kohën e udhëtimit.

"Ne besojmë fuqimisht se futja e pjesës më të madhe të rrugës A303 me trafik të zhurmshëm nëpër një tunel që kalon Stonehenge është mënyra e duhur për këtë vend të Trashëgimisë Botërore," tha Duncan Wilson, Shefi Ekzekutiv i Anglisë Historike.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco