Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Disidenti rus Khodorkhovski: Perëndimorët nuk e kuptojnë që lufta po u troket në derë! Balllkani mund të marrë flakë

Disidenti rus Khodorkhovski: Perëndimorët nuk e kuptojnë që lufta po u troket në derë! Balllkani mund të marrë flakë

18:21, 18/02/2024
A+ Aa A-

Disidenti rus në ekzil Mikhail Khodorkhovski dha një intervistë për Rai3. Ai dha paralajmërime të forta në lidhje me regjimin e Putinit që mund ta shtrojë luftën në vende të tjera europiane.

“Më duket mua se perëndimorët nuk e kuptojnë plotësisht që lufta po u troket në derë. Nëse makineria e luftës së Putinit nuk ndalohet në Ukrainë, herës tjetër do të jetë radha e vendeve Balltike, Ballkani do të marrë flakë, diçka do të ndodhë në Moldavi ose kush e di se ku.

Putin nuk do të ndalojë, pasi lufta është një konstante në jetën e tij politike, është mënyra e tij për të mbajtur pushtetin. Për sa kohë Putini është gjallë nuk do të ketë paqe në kontinentin europian. Kjo duhet të kuptohet”, tha Khodorkhovski.

“Kjo nuk është thjesht një luftë mes Rusisë dhe Ukrainës, por një luftë mes vendeve diktatoriale dhe demokratike. Nuk është vetëm për Ukrainën, por për të gjithë Europën. Lufta është në shtëpi”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco