''Urgjent, krijimi i shtetit Palestinez’/ Blinken: Çdo vend arab dëshiron të integrojë Izraelin në rajon

''Urgjent, krijimi i shtetit Palestinez’/ Blinken: Çdo vend arab dëshiron të integrojë Izraelin në rajon

19:02, 17/02/2024
A+ Aa A-

Ekziston ‘një mundësi e jashtëzakonshme’ në muajt e ardhshëm që Izraeli të normalizojë lidhjet me fqinjët e tij arabë, tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, duke theksuar gjithashtu nevojën për krijimin e një shteti palestinez.

Duke folur në një panel në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Blinken theksoi gjithashtu nevojën urgjente për krijimin e një shteti palestinez që do të ndihmonte gjithashtu sigurinë e Izraelit.

 ‘Pothuajse çdo vend arab tani dëshiron të integrojë Izraelin në rajon, të normalizojë marrëdhëniet nëse nuk e kanë bërë tashmë këtë, të sigurojë garanci dhe angazhime në mënyrë që Izraeli të ndihet më i sigurt’, tha ai.

 ‘Në të njëjtën kohë, janë duke u zhvilluar përpjekje të vërteta, të udhëhequra nga vendet arabe, për të reformuar, rigjallëruar Autoritetin Palestinez në mënyrë që ai të mund të jetë më efektiv në përfaqësimin e interesave të popullit palestinez dhe mund të jetë një partner më i mirë për Izraelin në atë të ardhme’, shtoi Blinken.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco