Tajani: Moska të zbardhë vdekjen e Navalny! 1 minutë heshtje në konferencën e Sigurisë në Mynih

Tajani: Moska të zbardhë vdekjen e Navalny! 1 minutë heshtje në konferencën e Sigurisë në Mynih

12:39, 17/02/2024
A+ Aa A-
Ministrat e Jashtëm të Grupit të Shtatë (G7) mbajtën sot një minutë heshtje për liderin e ndjerë të opozitës ruse Alexei Navalny, në fillim të takimit të tyre në Mynih, raporton media gjermane Deutche Welle.

"Për idetë e tij dhe për betejën e tij për liri dhe kundër korrupsionit në Rusi, Navalny u çua de facto drejt vdekjes," tha ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, teksa hapi mbledhjen e G7 në Konferencën e Sigurisë së Mynihut në Gjermani.

Ai i bëri thirrje Moskës që "të hedhë dritë mbi vdekjen e tij dhe të ndalojë shtypjen e papranueshme të mospajtimit politik", thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme italiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco