Në Kroaci u dogjën ‘Putin edhe Vuçiç’/ Serbia dënon këtë akt dhe i dërgon notë proteste Kroacisë

Në Kroaci u dogjën ‘Putin edhe Vuçiç’/ Serbia dënon këtë akt dhe i dërgon notë proteste Kroacisë

09:47, 15/02/2024
A+ Aa A-

Akti absolutisht i papranueshëm është vlerësuar djegia e kukullave me pamjen e presidentit të Serbisë Vuçiç dhe atij të Rusisë Putin, në një festë me maska në Kashtel Stari, për këtë shkak Serbia i ka dërguar notë proteste Kroacisë, shkruan “Kurir”.

Zëvendës-kryeministri dhe ministri i jashtëm Daçiç e ka dënuar ashpër incidentin e djegies së kukullave me figura të Putinit dhe Vuçiçit në vendbanimin Kashtel Stari në Kroaci, duke i dorëzuar ambasadës kroate në Beograd notë proteste.

“Dënojmë ashpër incidentin që ndodhi me 13 shkurt në parakalimin tradicional të karnavalit në vendbanimin Kashtel Stari në Kroaci. Djegia e kukullës me figurën e presidentit Vuçiç përbën akt absolutisht të papranueshëm, që është në kundërshtim me përcaktimin e përbashkët për normalizimin e raporteve dhe avancimin e bashkëpunimit gjithëpërfshirës mes vendeve tona”, shkruan në notën e protestës.

“Me këtë akt skandaloz të shpërndarjes së urrejtjes dërgohet porosia e cila në asnjë mënyrë nuk kontribuon forcimin e raporteve të mira fqinjësore, paqes dhe stabilitetit në rajon dhe direkt dhe seriozisht minon raportet mes dy vendeve. Me këtë rast i dërgojmë notë proteste ambasadës së Kroacisë në Beograd lidhur me këtë incident”, ka deklaruar Daçiç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco