Australia, Kanadaja dhe Zelanda e Re: Një sulm tokësor në Rafah do të ishte katastrofë

Australia, Kanadaja dhe Zelanda e Re: Një sulm tokësor në Rafah do të ishte katastrofë

09:00, 15/02/2024
A+ Aa A-

Udhëheqësit e Kanadasë, Australisë dhe Zelandës së Re sot së bashku kërkuan një armëpushim urgjent humanitar në Gaza, sipas një deklarate të lëshuar në përgjigje të raporteve për një ofensivë të planifikuar izraelite në Rafah.

“Jemi shumë të shqetësuar për shenjat se Izraeli po planifikon një ofensivë tokësore në Rafah. Një operacion ushtarak në Rafah do të ishte katastrofik”, thanë kryeministrat e tre vendeve.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha dje se Izraeli do të nisë një ofensivë kundër Hamasit në Rafah, pasi civilët të largohen nga zona.

Pranë atij qyteti në jug të Rripit të Gazës, në kufirin me Egjiptin, ka më shumë se një milion e gjysmë palestinezë refugjatë nga pjesë të tjera të enklavës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco