Lojërat Olimpike: Macron heq dorë nga ideja për t’i larguar librashitësit e Parisit buzë Senës

Lojërat Olimpike: Macron heq dorë nga ideja për t’i larguar librashitësit e Parisit buzë Senës

14:09, 14/02/2024
A+ Aa A-

Presidenti francez Emmanuel Macron ka hequr dorë nga planet për të zhvendosur bukinistët - librashitës parizianë në brigjet e Senës - për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike 2024.

Duke shitur libra të përdorur dhe antikuar përgjatë brigjeve të Senës, "bukuinistët" e kryeqytetit janë kthyer në një pjesë thelbësore të qytetit. Bukinistët e qytetit tani po festojnë fitoren, pasi presidenti francez Emmanuel Macron bëri një kthesë në planet për të zhvendosur stendat e tyre të librave për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike.

Ceremonia e hapjes së Parisit 2024 do të shënojë një shkëputje nga tradita – për herë të parë ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Verore do të zhvillohet jashtë një stadiumi – këtë herë përgjatë Senës.

Në një deklaratë të ndarë nga Elysee, Presidenti Macron i kërkoi Ministrit të Brendshëm të Francës dhe Policisë së Parisit "të sigurojnë që të gjithë librashitësit të ruhen dhe që asnjëri prej tyre të mos detyrohet të lëvizë". Bukinistët e Senës janë një shembull i "trashëgimisë së gjallë të kryeqytetit", shtoi Macron.

"Kutizat" e famshme të librave të bukinistëve shërbejnë si një raft ekspozimi gjatë ditës dhe i lejojnë shitësit t’i mbyllin mallrat e tyre gjatë natës. Megjithatë, verën e kaluar autoritetet ngritën shqetësime për sigurinë rreth kutive se mund të përdoreshin për të fshehur lëndë shpërthyese gjatë ceremonisë së hapjes.

Kjo bëri që autoritetet vendore të urdhëronin çmontimin dhe zhvendosjen e rreth 570 kutive të librave – që përfaqëson pothuajse 60% të pranisë së tyre totale përgjatë brigjeve të lumit. 

Rreth 200 bukinistë punojnë në kryeqytetin e Francës dhe për shumë prej tyre njoftimi i fundit vjen si një lehtësim.

"Për shtatë muajt e fundit ne kemi vënë të gjithë energjinë tonë në fushatën kundër vendimit për të na zhvendosur dhe ky rezultat vjen si një lehtësim,"  tha Pascal Corseaux, Zëvendës President i Shoqatës së Bukinistëve të Parisit në jë prononcim për Euroneës Culture menjëherë pas njoftimit.

Vitet e fundit, bukinistët kanë luftuar gjithnjë e më shumë për të përballuar jetesën, të ndikuar nga mungesa e turistëve gjatë pandemisë Covid-19 dhe krizës së kostos së jetesës./ar.sh/SYRI.NET

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco