Një avokat nga SHBA i futi gruas së tij shtatzënë një pilulë aborti në pije, përfundoi në burg

Një avokat nga SHBA i futi gruas së tij shtatzënë një pilulë aborti në pije, përfundoi në burg

20:14, 09/02/2024
A+ Aa A-

Avokati nga Teksasi, Mason Herring, u deklarua fajtor për helmimin e gruas së tij shtatzënë, domethënë për “mbjelljen” e pilulave të abortit në pijen e saj.

Siç raportohet ai u dënua me 180 ditë burg, por gruaja e tij Catherine Herring, tha në gjykatë të mërkurën se mendonte se dënimi nuk ishte mjaft i rëndë.

Përkundër tentimit që bëri burri i saj, Catherine nuk e humbi foshnjën, por vajza e tyre tanimë njëvjeçare, u lind me disa probleme shëndetësore.

“Unë nuk mendoj se 180 ditë janë të mjaftueshme për përpjekje të shumta për të vrarë fëmijën tuaj”, tha Catherine, sipas Associated Press.

Incidenti kishte ndodhur në vitin 2022 dhe siç thuhet 39-vjeçari kishte futur vazhdimisht ilaçe që ta nxiste abortin e gruas së tij, me të cilën ai ishte i martuar për 11 vjet.

Gruaja ishte në pritje të fëmijës së tretë.

Padia pretendon se çifti jetonin të ndarë në atë kohë, por se ata po ndiqnin terapinë në çift.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco