Në Rusi, nuk e interviston ti presidentin, presidenti të interviston ty

Në Rusi, nuk e interviston ti presidentin, presidenti të interviston ty

17:02, 09/02/2024
A+ Aa A-

Nga Tim Stanley

Rregulli në Rusi është sa më i rëndësishëm të jesh, aq më e madhe është dhoma jote, kështu që I Keqi Vlad foli me Tucker Carlson-in në një sallë jashtëzakonisht të madhe të Kremlinit, shkruan Telegraph.co.uk.

Dy burrat, të dy të bronzuar dhe të ngjeshur në karrige të vogla kampingu, ishin të bërë të vegjël nga arkitektura, historia dhe ngjarjet që dolën jashtë kontrollit. Për kontekst: videoja e postuar nga Carlson-i më parë, kishte këshilla për burrat për përzgjedhjen e parukës më të mirë.

"Pse e pushtuat Ukrainën?" e pyeti Tucker-i me kaq shumë fjalë.

"Do t'ju marr vetëm 30 sekonda ose një minutë për t'ju dhënë një sfond të vogël historik," tha Putini... dhe 30 minuta më vonë po fliste ende për Gengis Kanin, Stalinin dhe konvertimin e Princit Vladimir në vitin 988. Nëse Carlson-i shikonte i habitur, presidenti i Rusisë dukej se nuk mirë nga mendja.

Tuck ka hedhur prej kohësh idenë se lufta me Rusinë mund të jetë një gabim total, se Putini është ndoshta më racional, dhe Zelensky më pak i pastër, sesa na thonë mediat perëndimore. Pra, çfarë skupi është të ulesh me vetë "atë", dhe Carlson ka merita në dy pika: një, për guximin e mjaftueshëm për t'u shkuar deri në fund (Putini ka futur gazetarë të tjerë në burg) dhe së dyti, se na lejoi të gjykojmë diktatorin për veten tonë nëpërmjet një interviste të gjatë dhe të pafiltruar.

E po, armiku ynë i muajit rezulton të jetë i vogël, kompakt, i botoksuar qartë deri në maksimum; ka një kollë të keqe, që sugjeron një problem me zemrën, dhe duar dhe këmbë nervoze, që nënkuptojnë nerva në maksimum (megjithëse jam i sigurt se do ta mposhte ende Joe Biden-in për të kujtuar adresën e tij). Kur ishte i emocionuar, si për shembull duke diskutuar mbi politikën mesjetare të Dukatit të Lituanisë, ai nënqeshi. Shpesh, ai psherëtinte - sikur çështjet e luftës dhe paqes janë të mërzitshme, dhe pyetjet e Tucker-it janë marrëzi.

Ai ishte goxha  i pasjellshëm. Putini i akuzoi deklaratat e Carlson si "komplekse" (dmth të keqndërtuara), "delikate" (të pasinqerta) dhe "të bezdisshme" (të lodhshme), foli mbi të, kur Tucker-i u përpoq ta tërhiqte bisedën në shekullin e 21-të, me kujdes ofrohet për të dhënë më shumë data.

Nuk mësuam asgjë të re për pikëpamjen e Putinit për botën, përveçse është çuditërisht e lodhshme: Ukraina dhe Rusia dikur ishin të pandashme, sovjetikët krijuan një komb të rremë, NATO-ja është përpjekur ta kolonizojë atë, bla bla, bla. Carlson-i qëndronte  i mposhtur dhe dukej i mërzitur, duke e bërë dikë të spekulojë se si një intervistues më pak i respektueshëm mund ta kishte trajtuar temën (Oprah Winfrey do ta kishte ndërprerë: "Kam dëgjuar që je homoseksual. Çfarë lloj mashkulli të eksiton?")

Carlson-i e mori në pyetje Putinin gjatë në lidhje me gazetarin e burgosur Evan Gershkovich. Pati gjithashtu disa shkëmbime interesante rreth fesë - dikush ndien se besimi i Putinit është më shumë rus sesa ortodoks - dhe insinuata zbavitëse se Boris Johnson i shkatërroi i vetëm bisedimet e paqes ("ku është ai tani?" pyeti Putin, një pyetje që unë jam i sigurt që Borisi ia bën vetes  shpesh).

Pjesa tjetër ishte fantastiko-historike. Rusia mund të ishte anëtarësuar në NATO. Rusia u godit me thikë pas shpine nga separatistët e financuar nga SHBA. Rusia nuk e filloi luftën në Ukrainë - "psherëtimë e thellë sllave", ishte Mossad-i, Princi Philip dhe CIA. Imazhi përcaktues nuk ishte shkalla absurde e ish-tualetit të Perandoreshës Aleksandria - me dy tipa të nxirë në të - as Putini që hungëronte teksa përshkroi kokat e shtypura nga gomat e makinave; jo, ishte shprehja e Tuck-ut "Zot, kurrë nuk e kam menduar në atë mënyrë", ndërsa Putini e gënjeu dhe e gënjeu në fytyrë. Është një pamje e përshtatshme për t'u treguar nga një profesor interneti se alienët ndërtuan piramidat, jo justifikime për përdhunime dhe vrasje.

I gjithë ky numër i Carlson-it është studiuar me naivitet. Ai u flet burrave që janë bojkotuar - Bill O'Reilly, Martin Shkreli, Andrew Tate - duke u ofruar për t'i "dëgjuar" me një "mendje të hapur". Kjo ishte në rregull përderisa shumica prej tyre ishin qesharakë, por çfarë do të ndodhte nëse ai më në fund do të ulej me një psikopat të armatosur me armë bërthamore? Kritikët do të thonë se rezultati nuk është argëtim, por propagandë, me të intervistuarin në komandë dhe, në fund, ai që bën pyetjet.

"Të mbyllim këtu, apo ka ndonjë gjë tjetër?" tha ai, duke mbyllur dy orë me një ton kërcënues.

Në Rusi, është presidenti ai që të interviston.

Përktheu e përshtati: Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco