Putin zbulon bisedën sekrete me Bill Klintonin për NATO-n

Putin zbulon bisedën sekrete me Bill Klintonin për NATO-n

16:59, 09/02/2024
A+ Aa A-

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se i kishte propozuar ish-presidentit amerikan Bill Klinton që Rusia t’i bashkohej aleancës ushtarake NATO.

Këtë deklaratë, Putini e bëri gjatë një interviste me gazetarin amerikan Tucker Carlson, derisa kujtoi takimin që kishte pasur në Moskë me presidentin e atëhershëm amerikan. “I kam thënë presidentit Klinton kur ishte në Moskë nëse Rusia do të kërkonte të hynte në NATO a do ta pranonit”, deklaroi presidenti rus.

“Klinton më tha, ‘nuk e di, ndoshta’, pastaj folëm përsëri në mbrëmje dhe më tha ‘kam biseduar me ekipin tim dhe përgjigjja është jo’”, deklaroi mes tjerash Putin. Presidenti rus për herë të parë ka dhënë një intervistë për një gazetar perëndimor që kur nisi pushtimin e Ukrainës më 22 shkurt të vitit 2022.

Ai gjatë kësaj interviste arsyetoi pushtimin e territorit duke dhënë “leksione historie” dhe duke arsyetuar veprimet ushtarake në territorin ukrainas. Vendet perëndimore i kanë vendosur sanksione të shumta Rusisë.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco