Joe Biden flet sërish me të vdekurit, këtë herë ‘bisedon’ me kancelarin Kohl

Joe Biden flet sërish me të vdekurit, këtë herë ‘bisedon’ me kancelarin Kohl

13:13, 08/02/2024
A+ Aa A-

Kjo është hera e dytë brenda pak ditësh, që presidenti amerikan, Joe Biden ‘flet’ me kolegët që i kanë vdekur prej vitesh.

Para pak ditësh, Biden tha se kishte folur me presidentin francez, François Miterrand, i cili ka ndërruar jetë thuajse tre dekada më parë.

Së fundmi, Biden pretendoi se ka folur me kancelarin e Gjermanisë, Helmut Kohl, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2017.

Sipas Fox News, Biden po fliste në një takim fushate në Nju Jork, kur tha se Kohl i kishte bërë një pyetje. Ai tha se kancelari gjerman e kishte pyetur se çfarë do të thoshte nëse do mësonte se 1 mijë perosna kanë sulmuar parlamentin britanik, në përpjekje për t’i mohuar kryeministrit që të marrë detyrën.

Edhe pse këto dy gafa erdhën brenda pak ditësh, kjo nuk është hera e parë që presidenti amerikan flet me persona të vdekur.

Në vitin 2022 ai po kërkonte në audiencë një kongresmen që kishte ndërruar jetë një muaj më parë.

Kurse në një aktivitet tjetër, ai tha se kishte folur me shpikësin e insulinës, edhe pse ai kishte ndërruar jetë kohë më parë.

Në vitin 2019, ai pati deklaruar se kryeministrja britanike, Margaret Thatcher është e shqetësuar për Amerikën, në një kohë kur ajo ka vdekur në vitin 2013.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco