Mbyten 13 emigrantë në brigjet e Tunizisë, 27 rezultojnë të zhdukur

Mbyten 13 emigrantë në brigjet e Tunizisë, 27 rezultojnë të zhdukur

13:09, 08/02/2024
A+ Aa A-

Të paktën 13 emigrantë sudanezë humbën jetën, ndërsa 27 rezultojnë të zhdukur, kur varka në të cilën udhëtoni u fundos pranë brigjeve të Tunizisë, tha një zyrtar për Reuters.

Zyrtari shtoi se në bordin e varkës që u nis nga porti Sfax, Tunizi, ndodheshin 42 shtetas sudanezë, dy prej të cilëve u shpëtuan.

“Alarm Phone”, një mbështetje e pavarur për njerëzit që kalojnë Detin Mesdhe në rrugën për në Bashkimin Europian, njoftoi të mërkurën se roja bregdetare tuniziane shpëtoi 105 persona të cilët rrezikonin të mbyteshin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco