BBC: Putini ndalon rivalin e tij që të garojë në zgjedhjet presidenciale ruse

BBC: Putini ndalon rivalin e tij që të garojë në zgjedhjet presidenciale ruse

11:37, 08/02/2024
A+ Aa A-

Komisioni i zgjedhjeve në Rusi ka refuzuar një rival të Vladimir Putinit që të garojë në zgjedhjet presidenciale të muajit që vjen.

Sipas BBC, bëhet fjalë për Boris Nadezhdin, një sfidant që njihet për qëndrimet e tij kundër luftës. Ai ka qenë kritik ndaj luftës së Putinit në Ukrainë në një kohë kur shumë pak njerëz ishin shprehur kundër.

Sipas BBC, ai ishte përjashtuar nga gara presidenciale për shkak se aplikimi i tij ishte cilësuar si me probleme. Komisioni zgjedhor tha se 15 përqind e firmave që kishte mbledhur ai, ishin me të meta.

Zoti Nadezhdin tha se do të sfidojë këtë vendim në Gjykatën Supreme të Rusisë.

“Kam mbledhur më shumë se 200 mijë firma në mbarë Rusinë. Kemi kryer një proces të hapur dhe të ndershëm,” tha ai.

Zgjedhjet presidenciale në Rusi do zhvillohen nga 15 deri më 17 mars. Por rezultati është i paracaktuar, pasi sipas BBC, vetëm kandidatët e miratuar nga Kremlini janë lejuar në garë. Vendimi final për listën e konkurrentëve do të dalë të dielën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco