E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare gazetarja e njohur

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare gazetarja e njohur

11:33, 08/02/2024
A+ Aa A-

Ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, Carlotta Dessi, një figurë tepër e njohur për publikun italian, me profesion gazetare.

Mediat në Itali shkruajnë se verën e kaluar një sëmundje e rëndë preku gazetaren, ku kjo e fundit nuk arriti dot që t’i shpëtonte betejës.

Në dhjetor, Dessi ishte rikthyer për herë të parë në televizion, krah Mario Giordano, në karrige me rrota.

“Duhet të luftosh, jo të dorëzohesh. Një gjë është e qartë, nuk jam vetëm. Nuk kam qenë për asnjë moment që prej ditës së parë që zbulova sëmundjen time, 4 muaj më parë. Nga ai moment jeta ime ndryshoi. Ndryshoi për mua, për familjen time, për partnerin tim. Menjëherë u rrethova nga shumë dashuri dhe afeksion, në çdo moment. Jam e rrethuar nga njerëz e miq që nuk më kanë lënë kurrë vetëm dhe më japin forcë gjithmonë, mbi të gjitha kur mbizotëron frika. Më rikujtojnë që të shoh përpara, të mendoj për të ardhmen dhe të mos dorëzohem kurrë”, u shpreh në atë kohë ajo duke dhënë një mesazh tepër të fortë për publikun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco