Reshjet rekord përmbytin Kaliforninë

Reshjet rekord përmbytin Kaliforninë

09:36, 06/02/2024
A+ Aa A-

Të paktën tre persona kanë humbur jetën pasi Kalifornia u godit nga përmbytje të fuqishme shoqëruar me rrëshqitje dheu dhe erëra të forta. Zyrtarët u janë përgjigjur mbi 130 incidenteve për përmbytje. Sinoptikanët thonë se reshjet e dendura të shiut me përmbytje kërcënuese për jetën do të vazhdojnë. Reshjet rekord kanë bërë që guvernatori të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në tetë qarqe.

Zyrtarët kanë lëshuar urdhra evakuimi për më shumë se 20 milionë banorë në jug të shtetit, përfshirë Los Anxhelosin, ku drejtuesit e qytetit shpallën gjendjen e jashtëzakonshme. Më shumë se 350,000 shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike.

Zyrtarët e Los Anxhelosit raportuan 120 rrëshqitje dheu në të gjithë qytetin dhe të paktën 25 struktura të dëmtuara nga reshjet e dendura. Megjithatë, sipas autoriteteve përmbytjet përbëjnë një rrezik të konsiderueshëm. Ekipet e shpëtimit arritën që të shpëtonin dhjetëra shoferë të bllokuar në makinat e tyre për shkak të përmbytjeve.

Autostrada e Bregut të Paqësorit, një rrugë kryesore veri-jug, u mbyll dhe mijëra fluturime brenda dhe jashtë u anuluan. Stuhia e quajtur Pineapple Express është e dyta që godet shtetin më të populluar amerikan gjatë javës duke detyruara autoritetet të mbyllin shkollat në disa qarqe. Shkencëtarët shprehen se dy faktorë që po rrisin reshjet dhe fuqinë shkatërruese nxitur nga kriza klimatike dhe El Niño.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco