Kërkon influecë në Europë/ Erdogan hap parti politike në Gjermani, do të marrë pjesë në zgjedhjet europiane të këtij viti

Kërkon influecë në Europë/ Erdogan hap parti politike në Gjermani, do të marrë pjesë në zgjedhjet europiane të këtij viti

18:21, 30/01/2024
A+ Aa A-
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka krijuar një parti politike për “personat me rrënjë të huaja” në Gjermani që “do të qëndrojë kundër racizmit anti-musliman”.

Erdogan njoftoi se Aleanca Demokratike për Diversitet dhe Zgjim (DAVA), e cila u krijua zyrtarisht më 7 janar, do të marrë pjesë në zgjedhjet evropiane që do të mbahen në qershor të këtij viti.

Partia, e cila është një degë e partisë së vetë udhëheqësit në Turqi, AKP, ka nxitur reagime dhe shqetësime të menjëhershme nga partitë e tjera në Gjermani.

Cem Özdemir, ministri gjerman i Bujqësis, i cili ka një prejardhje turke shkroi në X: ‘Një degë e Erdoganit që kandidon për zgjedhje këtu është gjëja e fundit që na duhet.’

Ndërsa Jens Spahn, nënkryetari i partisë më të madhe opozitare konservatore (CDU), gjithashtu shkroi në X: ‘Një degëzim Erdogan-AKP në Gjermani do të ishte një tjetër parti ekstreme në vend.’

Krijimi i partisë nga Erdogan pasi ligji u ndryshua muajin e kaluar që bëri të mundur që ata që jetojnë jashtë BE-së të kenë shtetësi të dyfishtë në Gjermani, gjë që ka potencialin t’u japë të drejtën e votës 1.5 milionë turqve që jetojnë në Gjermani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco