Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Reforma për 'Reformë në drejtësi'?

Pak pas marrjes së detyrës, ministri i ri i Jashtëm francez viziton Kievin

Pak pas marrjes së detyrës, ministri i ri i Jashtëm francez viziton Kievin

14:14, 13/01/2024
A+ Aa A-

Ministri i ri i Jashtëm i Francës, Stephane Cezournet, ka zhvilluar sot vizitën e tij të parë në Kiev, pas marrjes së detyrës. Vizita vjen në një moment kritik për Ukrainën, pasi aleatët e saj evropianë dhe amerikanë po debatojnë nëse do të vazhdojnë mbështetjen e tyre përballë agresionit rus.

Cezournet, i cili u emërua të enjten si kreu i diplomacisë franceze, mbërriti në Kiev për vizitën e tij të parë, për të vazhduar aktivitetin diplomatik francez atje dhe për të përsëritur angazhimin e Francës së bashku me aleatët e saj dhe në anën e popullatës civile. Ky fakt u bë i ditur nga ministria përmes platformës X.

“Për gati 2 vjet, Ukraina ka qenë në vijën e parë për të mbrojtur sovranitetin e saj dhe për të garantuar sigurinë e Evropës. Ndihma e Francës do të zgjasë. Këtë kam ardhur të them në Kiev gjatë vizitës sime të parë”, tha vetë ministri në një mesazh të publikuar në të njëjtën platformë. Stéphane Cezournet, i cili pasoi Catherine Colonna-n gjatë riorganizimit të qeverisë që u zhvillua në Francë, do të takohet këtë të shtunë me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco