Kriza në Lindjen e Mesme, Blinken takohet me Erdogan

Kriza në Lindjen e Mesme, Blinken takohet me Erdogan

14:18, 06/01/2024
A+ Aa A-

Pas rreth dy orësh dhe pa deklarata përfundoi takimi i Anthony Blinken me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan në Stamboll, i cili kishte nisur rreth orës 11.30. Më pas, Sekretari amerikan i Shtetit u prit nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ku takimi i tyre përfundoi pak para orës 15:00.

Në takimin në Pallatin Vahdettin, përveç Hakan Fidan ishin të pranishëm edhe drejtori i MIT, Ibrahim Kalin dhe ambasadori amerikan në Ankara, Jeffrey Flake.

Sipas një postimi të Ministrisë së Jashtme turke në X, dy ministrat e jashtëm në takim diskutuan për luftën dhe krizën humanitare në Gaza, ecurinë e anëtarësimit të Suedisë në NATO si dhe çështje dypalëshe dhe rajonale.

Sekretari amerikan i Shtetit mbërriti mbremjen e djeshme në Turqi, ndalesa e parë e turneut të tij në vendet e Lindjes së Mesme dhe Greqi.  Pas përfundimit të takimit me Recep Tayyip Erdogan, Anthony Blinken do të udhëtojë drejt Greqisë për t’u takuar me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco