Vrasja e një afro-amerikani në 2019, ish polici amerikan dënohet me 14 muaj burg

Vrasja e një afro-amerikani në 2019, ish polici amerikan dënohet me 14 muaj burg

12:52, 06/01/2024
A+ Aa A-

Ish-oficeri i policisë amerikane Randy Roedema u dënua me 14 muaj burg për vrasjen e Elijah McClain në vitin 2019, i cili vdiq pasi u ndalua nga oficerët dhe iu dha një dozë e lartë ketamine. Si pasojë, ai vdiq nga një atak kardiak.

Randy Roedema, një ish-oficer i departamentit të policies, u shpall fajtor për vrasje nga pakujdesia dhe të shkallës së tretë në tetor.

Ai është zyrtari i parë që u dënua me burg për vrasjen e McClain, një 23-vjeçar, vdekja e të cilit çoi në vite protestash dhe thirrje për reforma.

Avokati i Roedema th se ai nuk ishte një rrezik për shoqërinë dhe do të ishte i rrezikuar  nga dhuna në burg, duke përmendur plagosjen me thikë në burg të Derek Chauvin, i dënuar për vrasjen e George Floyd.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco